Tahir Batatina e ka shprehur zhgënjimin e tij për ndarjen e drejtësisë në futbollin tonë, e mbi të gjitha për ekipin e tij, Llapi, për të cilin insiston se po dëmtohet vazhdimisht.
Ai theksoi se ekipit llapjan iu mohuan 12 pikë në këtë sezon.
Dhe, Batatina thotë se presidenti i Llapit nuk ka faj për atë postim që e kishte bërë në rrjetet sociale, përmes së cilit kërkonte drejtësi dhe jo favore ndaj klubeve të caktuara.
“Presidenti i Llapit duhet me shku mi çel dyert e Federatës me shkelm”, deklaroi Batatina në “Favorit”.
Ai tutje shtoi se ky ekip synon ta fitojë titullin e kampionit me nder dhe me drejtësi, pa kërkuar favore.
Sipas tij, klubet që kanë vepruar me favore e gjëra të tjera, janë shuar, ndërsa për Llapin siguron se e ka një bazë të fortë dhe një projekt afatgjatë.