Ivan Balliu është përzgjedhur pjesë e formacionit të javës së 31 në LaLiga.
Lojtari i kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Rayo Vallecanon në ndeshjen ndaj Getafes që u mbyll në barazim 0-0.
Së bashku me Balliun, në formacionin e javës sipas “Sofascore” janë edhe Tchouameni i Real Madrid si dhe Griezmann i Atletico Madrid.
Në këtë sezon, 32-vjeçari ka qenë mjaft konstant me paraqitjet e tij me Rayo Vallecanon teksa koleksionon 28 paraqitje në La Liga.