Erling Hasland do të kërkojë të thyejë një tabu në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit të mërkurën në “Etihad”.
Sulmuesi norvegjez, i cili edhe këtë vit vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i qytetarëve”, nuk ka shënuar në asnjë nga tri përballjet e tij në karrierë kundër Realit të Madridit.
Numri 9 i Pep Guardiolës ka bërë tetë goditje drejt portës së rekordmenëve spanjollë, me 6 prej tyre që kanë përfunduar në kuadrat, por nuk kanë prodhuar ende gol.
Në fakt, skuadra e Karlo Ançelotit është i vetmi kundërshtar ndaj të cilit ai ka luajtur më shpesh në futbollin europian, pa i ndëshkuar.