Egnatia pas fitores me Partizanin ka kthyer të gjithë vëmendjen te dueli me Laçin, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 në transfertë. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.
Rrogozhinasit do të kërkojnë një tjetër fitore në kampionat për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.
Pikërisht për këtë përballje Edlir Tetova ka nisur përgatitjen e skuadrës.
Rikthime dhe mungesa të rëndësishme do të ketë për këtë sfidë. Do të jenë të gatshëm ndaj kurbinasve Dylis, i cili ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh. Edhe Mario Gjata do të jetë nën urdhrat e Tetovës, me sulmuesin që është rikuperuar nga dëmtimi.
Nga krahu tjetër në dyshim mbetet Arbenit Xhemajli, i cili ende nuk është në 100% e tij. Ndërkohë timonieri i rrogozhinasve nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Sebastian Spahiut, i cili është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.