Dinamo do të sfidojë në transfertë Partizannin në kuadër të javës së 32-të të Superiores.
Një duel shumë i rëndësishëm për “Blutë” që do të tentojnë fitoren për t’i marrë demave vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.
Për këtë duel, “Nëndetësja” ka nisur përgatitjet, teksa Dritan Mehmeti do të ketë edhe mungesa të rëndësishme.
Një mbrojtës nuk do të jetë i gatshëëm për timonierin e “Bluve”.
Bëhet fjalë për Stiven Janku, i cili do të mungojë ndaj të kuqve për shkak kartonësh.
Mbrotjësi u ndëshkua me karton të verdhë në duelin me Erzenin dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4-të të tyre dhe do të jetë i pezulluar.
Por nga ana tjetër lajm i mirë do të jetë rikthimi i Rustem Hoxhës, i cili shleu pezullimin e tij ndaj shijakasve.