Atletiko Madrid mori një fitore me shumë vlera javën e kaluar kundër Dormundit 2-1, duke hedhur një hap të madh drejtë gjysmëfinales së Champions League. Sonte do të luhet ndeshja e kthimit, me gjermanët të karikuar për përmbysje dhe spanjollët që nuk do e lëshojnë lehtë epërsinë.
Një ndeshje tepër interesante për vetë faktin se në letër skuadrat duken si të barabarta dhe nuk mund të parashikohet dot triumfuesi. Megjithatë një gjë të tillë duhet që t’ia lëmë lojtarëve ta vendosin dhe pikërisht këto formacione kanë përzgjedhur të dy trajnerët për këtë takim:
DORTMUND 4-2-3-1: Kobel; Rerson, Humels, Shloterbek, Matsen; Xhan, Sabitzer; Sanço, Brandt, Adejemi; Fylkryg | Trajner: Edin Terziç
ATLETIKO MADRID 5-3-2: Oblak; Gimenez, Vitzel, Azpilikueta, Molina, Hermoso; De Pol, Koke, Jorente; Morata, Grizma.