Ish-mbrojtësi i Dritës, Hajdin Salihu është transferuar te skuadra LNZ Cherkasy në merkaton e janarit.
Salihu i cili po kalon në formë fantastike, ka arritur të impresionoj në Superligën e Ukrainës.
Dy gola të shënuar, performanca fantastike në mbrojtje, kanë bërë që 22 vjeçari të jetë në qendër të vëmendjes.
Deri në këto momente, Salihu nuk ka ftesë nga selektori Foda, por me këtë formë, në një të ardhme të afërt pritet që të ftohet me kombëtaren e Kosovës.