Dy gola të tij për të eliminuar Barcelonën dhe për t’i dhënë PSG gjysmëfinalen e Champions League. Kylian Mbappe ishte ndër protagonistët e mëdhenj të ndeshjes së luajtur të martën në Katalonjë, por Christophe Dugarry nuk është 100% i kënaqur me paraqitjen e tij.
“Për mendimin tim luajti lojën e tij. E pashë të përfshirë, por jemi larg nga maksimumi i Kylian Mbappé, – tha ish-sulmuesi për “RMC Sport”. – Ne jemi larg paraqitjeve të tij të shkëlqyera, por ky nuk është problem në këtë lloj ndeshjeje.
Shokët e tij të skuadrës ishin në lartësinë e detyrës, disa më shumë se kaq, në fakt, duke kompensuar një Mbappé mediokër. Nuk ka ndryshim në lojën e tij, nuk e ka bërë më ndryshimin prej disa javësh”.
Pavarësisht këtij vëzhgimi, Dugarry e vlerësoi pjesëmarrjen e kampionit francez në punën ekipore: “Kylian kishte vendosmëri, e pashë në dy-tri duele, veçanërisht me shpinë nga porta. U angazhua, ishte agresiv”.