Rio Ferdinand e di se si është të mbrosh më të mirët në raundet më të avancuara të Ligës së Kampionëve, madje edhe si fitohet ky trofe i shumëlakmuar. Anglezi, me një karrierë të gjatë, që ndaloi disa nga sulmuesit më të mirë të më shumë se dy dekadave më parë, tani është një drejtues i “talk show” në televizion, vendosi të akuzojë ashpër João Cancelo për penalltinë që shkaktoi ndaj Ousmane Dembélé.
Penallti e kthyer në golin e epërsisë 3-1 të parizienëve nga Mbappe, që ishte fillimi i fundit të skuadrës katalanase në këtë Champions League. “U tregua budalla…
Dembélé po largohej nga porta, nuk kishte nevojë t’i ndërhynte ashtu. Ishte ndërhyrje krejt naïve, e denjë për një lojtar të ri, të papërvojë dhe në panik. E kishte situatën aq nën kontroll…, sa nuk ishte e nevojshme të ndërhynte fare”, – tha britaniku.
Portugezi, përveç penalltisë së shkaktuar, nuk ishte efikas edhe në markimin gjatë gjithë ndeshjes ndaj Dembélé. Francezi e mposhti atë për të shënuar një nga golat e PSG dhe e dribloi në shumë nga inkursionet e tij në krahë.