Roma do të presë nesër në mbrëmje Milanin në ndeshjen e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës. Verdhekuqtë janë një hap larg fazës tjetër teksa fituan në “San Siro” 1:0.
Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri, Daniele De Rosi.
A do të ndikojë situata e Piolit në rikthim?
“Kur flasim për situatën, flasim për perceptimin e asaj që lexojmë në gazeta. Nuk komentoj jo për të mos treguar respekt, por sepse ndonjëherë gjërat nuk janë të vërteta.
Milani është i dyti dhe ka fituar gjithçka dhe skuadra luan mirë, nga kjo pikëpamje nuk ka asnjë problem. Ata do të luajnë një udhëkryq sezonal, sepse Liga e Europës është një objektiv për një ekip të ndërtuar për të qenë protagonist në Champions.
Ata e dinë se duhet të fitojnë sepse përndryshe do të dalin jashtë, është zgjidhja e fundit dhe do të duhet të përmbysin rezultatin”.