Mesfushori i Aston Villas, Douglas Luiz, ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies së tij me yllin e femrave, Alisha Lehmann, duke folur për një rregull të rreptë që çifti ndjek kur janë së bashku në shtëpi.
Luiz iu bashkua Aston Villas në verën e vitit 2019 nga Manchester City ndërsa Lehmann nënshkroi për klubin nga West Ham United në vitin 2021, pas së cilës dy futbollistët u takuan dhe filluan të frekuentoheshin.
Në një intervistë me Daily Mail, Douglas Luiz tha:
“Njerëzit thonë se ne jemi si një çift i famshëm, por ne jemi thjesht normal. Ne dalim për darkë. Shkojmë për bowling. Shkojmë në dyqan”.
Ai zbuloi gjithashtu se si Alisha Lehmann, e cila flet rrjedhshëm pesë gjuhë të ndryshme, e ndihmoi atë të mësonte anglisht. Ish-mesfushori i Manchester Cityt tha:
“Anglishtja ime është shumë më mirë për shkak të saj. Dy vitet e para nuk mund të flisja anglisht, por më pas e takova dhe tani e flas. Nuk mund të diskutojmë nëse nuk di ta flas gjuhën. Nëse ne kemi një argument që tani mund ta zgjidhim në moment.
“Herën e parë që ndodhi nuk mund të flisja asgjë. Duhej të ndryshonte. Ajo flet shumë gjuhë. Mendoj se pesë. Gjermanisht, frëngjisht, anglisht, portugalisht dhe suedisht. Unë flas tre – portugalisht, anglisht, spanjisht. Nuk është keq duke qenë se nuk mbarova as shkollën”.
Raporti më pas thoshte se ndërsa dyshja ndjekin ndeshjet e njëri-tjetrit, Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann kanë një rregull të rreptë që të mos flasin për futbollin ndërsa kalojnë kohë së bashku në shtëpi.