Mustapha Salami ka alarmuar skuadrën e Kukësit para sfidës me Skënderbeun.
Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në momentin e penalltisë së shumë të diskutuar ndaj Tiranës.
Nga ndërhyja e Deliut duket se ka mbetur i dëmtuar Salami, i cili tashmë rrezikon të mungojë ndaj korçarëve.
Kjo ka shtuar “dhimbjen e kokës” për Bledar Devollin dhe stafin e tij, pasi në një ndeshje mjaft delikate mund të luajënë pa të në fushë.
Kujtojmë se sfida me Skënderbeun është e vlefshme për javën e 32-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e premte në orën 15:00 në “Kukës Arena”. Aktualisht verilindorët qëndrojnë nëq vendin e fundit në kampionat me 26 pikë. Nga krahu tjetër korçarët mbajnë vendin e 6-të në klasifikim me 41 pikë.