Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, përkundër lojës angazhuese, nuk e ka fituar gjysmëfinalen e parë.
Në cilësinë e vendasit, në fushën e OFK Titogradit, Deçiqi ka luajtur baras (0:0) me Jezeron.
Deçiqi ka luajtur në Podgoricë për shkak se është duke u rinovuar stadiumi në Tuz.
Megjithatë Deçiqi beson e shpreson se në sfidën e kthimit, do të arrijnë që ta mposhtin Jezeron vendase.
Gjysmëfinalja tjetër mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Rudarit të Plevlës, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 4:1.