Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusenit, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Ëest Ham, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Evropës. Në ndeshjen e parë gjermanët fituan 2:0, por në kthim vështirësitë do të jenë më të mëdha, duke qenë se do të luhet në Londër.
Trajneri u pyet nëse fitorja e Bundesligës mund t'i kishte shpërqendruar lojtarët e tij në një farë mënyre:
"Skuadra nuk më ka dhënë asnjë arsye për të dyshuar për angazhimin e saj. Ndjej urinë dhe dëshirën e lojtarëve për të ecur përpara. Sigurisht që do të jemi gati, do të luajmë këtu për të kaluar”.
"Kishte sigurisht një moment për të shijuar titullin. Të dielën e dinim se kishim një shans, kështu që morëm një ditë, nëse fitonim, për ta shijuar atë. Por që nga e marta mendjet tona janë përqendruar te West Ham.
Tani jemi në Europa League dhe ne kemi një shans të madh për të përmirësuar akoma një sezon të madh.