Tirana është skuadra që ka mbrotjen më të keqe të sezonit në Superiore. Bardheblutë kanë pësuar plot 46 gola në 31 javë kampionat, po aq sa Kukësi që mban vendin e fundit të klasifikim.
Mbrojtja në këtë sezon është cilësuar si “thembra e Akilit”, pasi ky repart ka “futur ujë” ndeshje pas ndeshjes dhe Erbim Fagu nuk i aka dalë dot të gjejë “recetën” e duhur për të kyçur portën. Statistika këto që lënë shije të hidhur në kryeqytet, aq më tepër që tashmë bardheblutë janë vetëm 4 gola larg rekordit negative në historinë e klubit.
Ky është sezoni i dytë më i keq për Tiranën që pëson kaq shumë gola. Bardheblutë vetëm në vitin 1947 kanë pësuar më shumë gola se ky sezon, plot 50-të.
Por kur duhen edhe 5 javë nga fundit i kampionatit, ky numër rrezikon të jetë edhe më i lartë. Mbetet të shihet nëse sezoni aktual i bardhebluve do të shënhet në listën e zezë si skuadra që ka pësuar më shumë gola gjatë një kampionati, apo kryeqytetasit në sfidat e mbetura do të “kyçin” portën.