Janë deleguar gjyqtarët e xhiros së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Këtë fundjavë zhvillohen pesë ndeshje interesante, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në Therandë.
Ballkani përballet me Dritën dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Dardan Çaka.
Në sfidën tjetër mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74 arbitri kryesor është Genc Nuza.
Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja Liria – Dukagjini dhe fjalën e fundit e thotë gjyqtari Ilir Mehmeti.
Në përballjen më interesante të ditës së diel, Mervan Bejtullahu gjykon sfidën mes Malishevës dhe Prishtinës.
E duelin tjetër, ku Llapi është nikoqir i Fushë Kosovës referi kryesor është Burim Jahmurataj.