Ramadani mungon në stërvitjen e Lecce-s!
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani mungoi në seancën stërvitore të Lecce-s këtë të enjte, në prag të ndeshjes ndaj Sassuolo-s.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, trajneri Luca Gotti shpjegoi arsyen e mungesës së Ramadanit.
“Futbollisti Ylber Ramadani nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, për shkak të virozë të mundshme me temperaturë, për të cilin është duke iu nënshtruar testeve të mëtejshme”-bëri me dije Gotti.