Atalanta ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i të Kuqve, Jurgen Klopp, i cili theksoi se ishte i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij.
“Më pëlqente shumë loja për një kohë të gjatë, përkushtimi, dëshira, fuqia”, u shpreh Klopp.
“Ky ishte reagimi që na duhej. Jam i kënaqur me pjesën më të madhe të lojës”.
“Ne krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam. Është vërtet e çuditshme…”.