Bayer Leverkuseni është kualifikuar në gjysmëfinale të Euopa League, e cila për rival ka Romën.
Leverkuseni e ka eliminuar skuadrën angleze West Ham, pasi në takimin e parë e mundi me rezultat 2:0 dhe mbrëmë në Londër luajtën baras (1:1).
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, është alfa dhe omega e skuadrës së Leverkusenit, mbrëmë si zakonisht është paraqitur nga minuta e parë.
Xhaka është vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Matej Kovar i Leverkusenit, me notën 8.0.
Mohammed Kudus i West Ham-it është vlerësuar me notën 7.6.
Bayer pas fitimit të titullit të kampionatit gjerman, tani synon trofeun e Europa League dhe Kupën e Gjermanisë.