Janë javët e fundit të kampionatit dhe skuadrat kërkojnë të realizojnë synimet e tyre.
E tillë është edhe ndeshja Kukësi-Skënderbeu, me skuadrat që kanë objektiva të ndryshme.
Në Kukës janë vendasit ata që presin Skënderbeun, në një ndeshje që bëhet përcaktuese për verilindorët.
Vetëm një fitore i mban gjallë shpresat e tyre për mbijetesën, pasi në të kundërt, do të kishin thuajse të sigurt edhe matematikisht rënien nga kategoria në fund të kësaj jave.
KUKËSI-SKËNDERBEU 15:00
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovniçov. Trajner: Bledar Devolli.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Kabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.