Granit Xhaka me shokë po festojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League në futboll.
“44 ndeshje pa humbje, Xhaka me Leverkusenin janë në gjysmëfinale”, - shkruan mediumi zviceran “20min”.
Ky është një rekord për kampionin e ri të Gjermanisë, që nuk njeh humbje brenda dhe jashtë qoftë në shtetin gjerman qoftë jashtë saj.
“Pas ndeshjes në Londër, Leverkusenin e pret ndeshja e radhës. Të dielën do të jetë mysafir në ‘Signal Iduna Park’ ndaj Borussia Dortmund”, - shkruan më tej.
Xhaka po kalon formën më të mirë jetësore, ndërsa është afër kurorës së trefishtë me Bayerin.
Skuadra e Xhakës e kërkon edhe Kupën e Gjermanisë dhe trofeun e Europa League.