Dukej se Julian Nagelsmann ishte kandidati kryesor për pankinën e Bayern vitin e ardhshëm, por sot DFB (Shoqata Gjermane e Futbollit) njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit deri në Kupën e Botës 2026
Njoftimi zyrtar mbërriti vetëm pak orë më parë, para Thomas Tuchel, trajneri aktual i bavarezëve, doli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Union Berlin.
Tuchel u pyet nëse pas arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ekziston mundësia që të mbetet në stolin e Bayern.
Një skenar, megjithatë, i mohuar kategorikisht nga ish-trajneri i Chelsea dhe Paris Saint-Germain: "Kam një marrëveshje me klubin.
Është komunikuar edhe publikisht dhe mbetet e vlefshme".