Lazio kthehet me tre pikë të mëdha nga Genoa.
Skuadra e Lazios e ka mposhtur me rezultat 1:0 Genoa-n, në takimin e javës së 33-të të Serie A.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e 36-të për Lazio-n.
Luis Alberto shënoi në minutën e 67-të duke i siguruar fitore të madhe skuadrës nga Roma.
Lazio është në vend të gjashtë me 52 pikë e Genoa në të 12-tin me 39 sosh.