Minutat e fundit ia mohuan fitoren Cagliarit në duel me Juventusin.
Skuadra e Cagliarit para shikues të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Juven, në takimin e javës së 33-të në Serie A.
Gaetano (30') e Mina (36') shënuan për rezultatin 2:0 në favor të Cagliarit.
Futbollisti Vllahoviq në minutën e 61-të dhe Dossena (87' - autogol) barazuan rezultatin 2:2.
Juventusi është në vend të tretë me 64 pikë e Cagliari në të 14-tin me 32 sosh.