“Qytetarët”, që janë kampionë në fuqi të kësaj gare, synojnë që ta mbrojnë këtë titull dhe të këndellen pas eliminimit në mesjavë nga Liga e Kampionëve.
Për dallim nga Man City, që është në garë edhe për mbrojtjen e titullit të kampionit në Premierligë, për “Blutë” kjo garë është shansi i vetëm që ta mbyllin sezonin me një trofe të fituar.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 18:15, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Siç dihet, në Kupën FA nuk ka sistem të ndeshjeve vajtje-ardhje, andaj finalisti i parë do të përcaktohet sonte.
Coventry – Manchester United është çifti tjetër gjysmëfinal. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet nesër (e diel).