Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. 58-vjeçari nga Parma qëndron në stolin e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2019. Duke regjistruar deri tani 234 takime si trajneri i skuadrës historike italiane.
Drejtuesit e Milanit po punojnë për gjetjen e pasardhësit të Piolit, me këtë të fundit që pritet të përfundojë te Napoli.
Shtypi italian shkruan se presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili fiksim ka Antonio Conten, shërbimet e të cilit kërkohen edhe nga klube të tjera, është hedhur në sulm për të bindur Piolin.
Lajmi që 58-vjeçari emilian do të largohet nga Milani ka nxitur kreun e kampionëve në fuqi të Italisë që të nisë bisedimet me agjentin e trajnerit.
Piolin e pret një kontratë 2-vjeçare në “Diego Maradona”, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në 2027 me Napolin.