Së fundmi temë diskutimi ka qenë dyshja e Barcelonës, Ilkay Gundogan dhe Ronald Araujo. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, ndeshje të cilën Barcelona në fund e humbi 4:1 dhe i kushtoi me eliminim në çerekfinale të kësaj gare.
Gundogan nuk ishte i kënaqur me kartonin e kuq të Araujos, dhe disa komente pas ndeshjes nga mesfushori gjerman bënë që të fillojnë spekulimet se ka probleme mes dyshes së Barçës.
Por, trajneri i kampionit spanjoll, Xavi e konfirmoi se gjithçka është zgjidhur mes Gundogan dhe Araujos.
“Nuk ka probleme mes Ilkay Gundogan dhe Araujo. Gjithçka është zgjidhur, është mirë. Kur nuk ke qëllime të këqija, ju gjithmonë e kuptoni njëri tjetrin në fund”, tha Xavi.