Arsenali mund të jenë gati të shpenzojnë shuma marramendëse në merkaton e verës.
Topçinjtë po përpiqen të përforcojnë skuadrën e tyre, veçanërisht në repartin e sulmit.
Rezultatet e fundit i kanë treguar trajnerit Mikel Arteta se i duhen më shumë opsione dhe më të mira në 16 metrat e fundit e fundit.
Sipas The Guardian, klubi londinez po bën gati 160 milionë sterlina për Alexander Isak të Newcastle dhe Michael Olise të Crystal Palace.
Klubi e ka miratuar investimin e madh, pasi do të mbështesë trajnerin Arteta.
Isak do të ishte më i vështiri nga të dy për t’u blerë, duke qenë se Newcastle është gjithashtu një klub shumë i pasur.