Futbollisti i talentuar, Mark Gjokaj, ka shënuar për Malin e Zi, duke e fituar miqësoren me rezultat 2:0 ndaj Qipros.
Mark Gjokaj vlerësohet si prej talenteve më të mëdhenj në Mal të Zi dhe që pritet shumë në ardhmen.
Ndryshe është futbollist i skuadrës shqiptare, Deçiqi nga Tuzi.
“Në ndeshjen miqësore që u luajt dje në mes përfaqësueseve Qipro - Mal i Zi U -17 luajtën edhe tre lojtarë të klubit tonë: Edin
Lekiq, Mark Gjokaj dhe Darvin Gjukiq.
Fitore e përfaqësueses malazeze 0:2 .
Portieri ynë Edin Lekiq u dallua me disa pritje decizive dhe Mark Gjokaj shënoj golin e dytë në minutën e 44-të.
Gjithashtu Darvin Gjukiq ka shënuar gol në ndeshjen e parë”, shkruan në faqen e FC Deçiqi nga Tuzi.