Darmstadt çudit, e mposht Koln-in vendas me rezultat 2:0.
Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, sot fare nuk ishte as titullar dhe as në pankinën e Koln-it.
Koln ka dështuar keq në konak të vetin dhe veç i ka minimizuar gjasat për të mbetur në elitë.
Futbollisti Klarer shënoi në minutën e 57-të e Vilhelmsson (90+1’) për fitoren e udhëtuesve.
Koln zë vendin e 17-të me 22 pikë e Darmstadt të fundit me 17 pas javës së 30-të në Bundesliga I.