Brentford me rezultat 5:1 e ka poshtëruar Lutonin vendas, në takimin e javës së 34-të të Premier League.
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka qëndruar në bankë, nuk pati as kësaj radhe minuta lojë për të.
Wissa (24' e 45+1'), Pinnock (62'), Lewis - Potter (64') e Schade (86'), shënuan për udhëtuesit dhe Berry (90+2) shënoi për vendasit.
Brentford zë vendin e 14-të me 35 pikë e Luton të 18-tin me 25 sosh.