Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar rezultatit të barabartë në derbin ndaj Dritës.
Rezultati 2:2 të shtunën në Suharekë ka bërë që Ballkani të mbetet lider edhe pas xhiros së 30-të.
Por ndeshja ishte tejet dramatike.
“Asnjëra skuadër nuk dominoi në fushë, ishte lojë e barabartë ndërmjet dy skuadrave.
As Drita nuk na dominoi, por as ne nuk e dominuam Dritën.
Ajo që na ka mbajtur në lojë është edhe ana e mentalitetit fitues të futbollisteve.
Pavarësisht disavantazhit, ne kemi ditur të rikthehemi në lojë falë këtyre djelmoshave”, tha Daja.