Rajo Vajekano e Ivan Balliut arriti një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 ndaj Osasunës ku protagonist ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke dhuruar asistin e golit të fitores në minutën e 84-t.
Miqtë gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Gomez në minutën e 29-të, ndërkohë që Vajekano përmbysi rezultatin, në minutat 80 dhe 84.
Fillimisht ishte Çavarria i cili vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Palazon shënoi golin e fitores pas asitit të Balliut nga rivënia anësore.
Kjo fitore e ngjit skuadrën e mbrojtësit shqiptar në vendin e 14-të me 34 pikë në 32 javë..