Kryetrajneri i Shkëndijes së Tetovës, Jeton Beqiri, ka lajme të mira për faktin se i kthehen disa futbollistë për sfidën e nesërme në Kavadar (16.00) ndaj Tikveshit, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit maqedonas.
Shkëndija synon pikë të plota për të vazhduar garën për titullin e kampionit.
“Pas një kohe më të gjatë në dispozicion kemi të gjithë futbollistët.Vane Krstevski kthehet pas pauzës shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja me Makedonija Gj.P., derisa nga lëndimet janë rikuperuar Almir Aganspahiç dhe Kamer Qaka”, thotë Beqiri.
]Struga Trim Lum kryeson me 55 pikë, pasojnë Shkupi me 54 e Shkëndija me 52 sosh.