Malisheva e pret Prishtinën në takimin e javës së 30-të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti i Prishtinës, Ardian Muja, është i bindur se do të kthehen me pikë nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.
“Ndeshjes do t’i qasemi me seriozitetin më të madh, duam të fitojmë takimin.
Besoj shumë te grupi, e sidomos te kthimi i të gjithë bashklojtarëve nga lëndimi, e sidomos një paraqitje e mirë e nesërme do të ishte shumë pozitive para ndeshjes së mërkurës”, tha Muja për faqen e FC Prishtina.
Malisheva aktualisht renditet në vend të katërt me 52 pikë e Prishtina në të pestin me 40 sosh.