Lugano ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lausanne-s.
Uran Bislimi ka shënuar në minutën e 4-të dhe ka asistuar në golin e dytë ku ka shënuar Grgiç në minutën e 10-të.
Steffen i Laganos dështoi nga penalltia në minutën e 90+4.
Bislimi është në formën më të mirë.
Ai ka bërë paraqitje spektakolare duke e ndihmuar ekipin e tij që të ngadhënjejë ndaj Lausannes.
Portieri Amir Shaipi, futbollistë Albian Hajdari e Uran Bislmi.,u paraqitën standardë për Luganon.
Shkëlqim Vladi futet në lojë në minutën e 78-të për Luganon ndërsa Bislimi është zëvendësuar në atë të 85-tën.
Lugano aktualisht renditet në vend të dytë me 59 pikë e ka tre më pak se lideri Young Boys (një ndeshje më pak) dhe
Lausanne është në të 8-tin me 40 sosh pas javës së 33-të në elitën e futbollit zviceran.