Arsenali ka importuar tre pikë të mëdha duke përforcuar hapin në luftë për titull në Premier League.
Arsenali e ka mposhtur me rezultat 2:0 Wolves-in, në takimin e javës së 34-të.
Vendasit u përpoqën deri në fund por nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin.

Pamje nga ndeshja
Në fund të pjesës ë parë ka realizuar Trossard pas asistimit të futbollistit Gabriel Jesus.
Në minutën e 90+3, Odegaard shënoi për 0:2.
Arsenali merr kreun e tabelës me 74 pikë por ka një ndeshje më shumë se Manchester City (73 pikë) dhe Liverpooli (71).
Wolves renditet në vend të 11-të me 43 pikë të mbledhura.