Xherdan Shaqiri ka pësuar lëndim në ndeshjen e së dielës që Chicago Fire e humbi 4:0 nga Real Salt Lake.
Shaqiri ishte kapiten i Chicagos në ndeshjen e ligës MLS të SHBA-së, por la fushën herët.
Për shkak të një lëndimi ai u zëvendësua që në minutën e 28-të.
Mungesa e tij ishte e madhe dhe Chicago pësoi humbje të thellë.
Është raportuar që Shaqiri ka pësuar lëndim muskulor.
Ai ka startuar në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa ka dy gola e një asistim.