Ditën e sotme Kategoria e Parë ngre siparin e javës së 30-të të saj.
Në fushë do të zbresin të 12 skuadrat e kampionatit për të luajtur shanset e tyre.
Ndeshja që spikat, është ajo mes Flamurtarit dhe Elbasanit që do të zhvillohet në Vlorë. Ndërkohë, që Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Bylisit. Në krahun tjetër, Luzi udhëton në transfertën e vështirë të Peshkopisë, ku do të përballet me Korabin.
Në ndeshjet e tjera, Vora luan kundër Tomorit, ndërsa Lushnja pret në shtëpi Besën e Kavajës. Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Burrelit.
Të gjitha këto ndeshje do të luhen paralel, duke nisur nga ora 15:00.