Kategoria Superiore do të rikthehet fundjavën e ardhshme, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 5 duelet e vlefshme për javën e 33-të, e cila ngre siparin ditën e shtunë me dy sfida, që luhen paralelisht në orën 18:00.
Në “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo e Dritan Mehmetit pret Laçin, ndërkohë që në Korçë, Skënderbeu mat forcën me Erzenin.
Java e 33-të, kulmon ditën e diel me 3 duele.
Në orën 15:00, Egnatia e vendit të parë sfidon Vllazninë e vendit të dytë, në po të njëjtin orar, Kukësi luan në shtëpi ndaj Teutës, ndërkohë që java kulmon me derbin Tirana-Partizani, që luhet ditën e diel në orën 19:00 në “Air Albania”.
Një sfidë kjo ku interesi pritet të jetë i larë edhe nga ana e tifozërisë.
E SHTUNË (27 PRILL)
Dinamo-Laçi ora 18:00
Skënderbeu-Erzeni ora 18:00
E diel (28 prill)
Egnatia-Vllaznia ora 15:00
Kukësi-Teuta ora 15:00
Tirana-Partizani ora 19:00