Lajm i keq për Italinë dhe Spalletti-n

Futboll

Lajm i keq për Italinë dhe Spalletti-n

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:31
Spalletti

Mbrojtësi i Tottenham-it dhe Italisë, Destiny Udogie, pritet të humbasë Kampionatin Europian të kësaj vere pas një operacioni për një dëmtim të muskujve.

Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar italian ka qenë një pikë e fortë e skuadrës së Ange Postecoglou në Londrën e Veriut këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë tre asiste në 28 ndeshje të Premier League.

Ai fitoi luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren axurre në tetor dhe ishte përsëri pjesë e skuadrës në mars.

Udogie postoi një foto të tij dhe nënës së tij në spital të shtunën në mbrëmje, pasi i është nënshtruar një operacioni për një dëmtim të paidentifikuar.

Talenti italian konfirmoi se sezoni i tij kishte përfunduar si rezultat i problemit.

Siç detajohet nga The Athletic, Udogie pësoi një dëmtim në stërvitje me Tottenham këtë javë, gjë që e detyroi atë t’i nënshtrohej operacionit.

Ai pritet të kthehet në skuadrën e Spurs për përgatitjet e tyre para fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm dhe do të mungojë në Euro 2024 me Italinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat