Albi Mall Superliga e Kosovës sjell një duel interesant mes Malishevës dhe Prishtinës në kuadër të xhiros së 30-të.
Vendasit në takimin me kryeqytetasit vjen pas fitores me rezultat 3-1 në udhëtim te Fushë Kosova, ndërsa Prishtina kërkon fitoren pas humbjes 3-1 ndaj Gjilanit dhe katër ndeshjeve pa rezultat pozitiv.
Malisheva ka 52 pikë në pozitën e katërt, kurse bardhekaltërtit kanë 12 pikë më pak dhe një pozitë më poshtë.
Dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
]Prishtina: Nika, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Gallapeni, Bytyqi, Hamiti, Useini.