Është prag derbi mes Milanit dhe Interit, ndeshje që do të luhet nesër, e hënë 22 prill, në orën 20:45.
Një ndeshje që vlen shumë.
Nga njëra anë zikaltërit që mund të zyrtarizojnë fitoren e titullit, nga ana tjetër skuadra kuqezi e freskët nga eliminimi europian që duhet të përballen me zërat për të ardhmen e Stefano Pioli-it.
Dhe vetë trajneri i kuqezinjve, në konferencën për shtyp, ka folur për momentin personal dhe atë të ekipit:
“Ne mund të përdorim të gjitha termat që duam: krenari, përgjegjësi, përkatësi. Për renditjen, për eliminimin e së enjtes, për titullin e Inter-it është një mundësi për revansh, për krenari.”
Si kanë qenë këto ditë pas Roma-s?
“Puna, sepse tani ka mbaruar dhe eliminimi ka ndodhur. Ne nuk ishim të kënaqur, u përpoqëm të fokusoheshim në atë që duhet bërë nesër”.
Çfarë lloj derbi mund të jetë?
“Një fitore në derbi do të ishte shumë e rëndësishme për gjithçka që thamë më parë. Le të mos flasim për mua, është folur shumë për këtë për një kohë të gjatë: mendoj se kjo nuk i ka bërë mirë askujt”.
Shumë kritika?
“Milani im mund të japë ende shumë. Nuk më intereson kritika. Ju gazetarët dhe tifozët mund të kritikoni dhe gjykoni, ka nga ata që e kanë bërë me më shumë respekt ose më pak respekt”.