Drejtori i klubit të futbollit Drita e Gjilanit, Feti Murseli, ka reaguar për rastin e djeshëm në derbin mes Ballkanit dhe Dritës.
Përballja mes Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar baras (2:2) në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Murseli ka sqaruar rastin për një arsye.
“Sqarim për opinion në lidhje me deklaratën e FC Ballkanit.
Sot kemi lexuar për një deklaratë të Ballkanit duke mohuar që ka patur sulm fizik ndaj zyrtarëve të klubit tonë në ndeshjen e djeshme, ndërsa zyrtari i klubit Idriz Hajrizi më shkruan mesazh privat pas ndeshjes duke më thënë që nuk isha unë që ju kam sulmuar por më ke ngatërru me ndihmëstrajnerin (duke mos e mohuar sulmin, thjesht duke hequr përgjegjësin nga vetja e tij).
Kjo është një dëshmi se në çfarë niveli të organizimit dhe funksionimit është ky klub.
Me vjen keq për nivelin në të cilin kam rënë ditën e djeshme mirëpo për të demaskuar dikë, duhet një gjë e tillë dhe për këtë e kam pasur detyrim”, ka reaguar Murseli në profilin e tij në facebook.