Llapi i Podujevës mezi e ka fituar përballjen me Fushën Kosovën, me rezultat 1:0.
Një fitore në frymën e fundit për llapjanët e trajnerit Tahir Batatina, duke ruajtur hapin në garë për titull apo janë 2 pikë larg liderit Ballkanit.
Muhamet Hyseni i Llapit ka humbur rastin më të mirë, penalltinë në minutën e 85-të.
Në minutën e 90+2, Ilir Krasniqi shënoi gol të bukur me kokë duke lënë të shtangur udhëtuesit.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ballkani kryeson me 60 pikë, pasojnë Llapi me 58, Drita 58 e Fushë Kosova është në pozitën e nëntë me 20 pikë.
Në javën e ardhshme Llapi e pret Prishtinën e Fushë Kosova ndeshet me Lirinë e Prizrenit.