Një spektakël i vërtetë në ndeshjet e Kategorisë së Parë.
Gola të bukur janë realizuar në takimin mes Flamurtarit dhe Elbasanit, që përfundoi në shifrat 2-2.
Nga krahu tjetër Apolonia ka fituar thellë 4-1 ndaj Bylisit, që ishte ndjeshëm më e motivuar se rivali që kishte siguruar kalimin në Superiore.
Gjithashtu Lushnja fitoi “finalen” me Besën duke u larguar nga zona e “Play Out” dhe duke e lënë kundërshtarin në vendin që diskuton rënien nga kategoria.