Championship, pavarësisht se është niveli i dytë i futbollit në Angli, konsiderohet si një nga ligat më të forta në Evropë.
Megjithatë ka ardhur një moment vërtet shumë i pazakontë nga ky kampionat.
Blackburn dhe Sheffield Wednesday u takuan në raundin e 44-të të kampionatit anglez në Eëood Park para rreth 30,000 tifozëve, ndërsa miqtë fituan në shifrat 1:3.
Goli i tretë i Sheffield, i cili në fakt ishte një autogol i çuditshëm, tashmë është bërë objekt dyshimi në Angli dhe më gjerë.
Mbrojtësi i Blackburn ia ktheu topin portierit të tij.
Fusha nuk ishte në kushtet më të mira dhe topi mbërriti me kërcim te portieri, i cili me qëllimin për ta goditur topin, ka gabuar.
Nuk është edhe aq shumë e pazakontë kjo skenë, por ajo që pasoi është vërtet shumë e çuditshme.
Pavarësisht se portieri i Blackburn kishte kohë dhe mundësi për ta rikuperuar gabimin e tij, e la topin që të shkonte në rrjetë pa vepruar.