Skuadra shqiptare Struga Trim Lum ngadhënjeu në Gjorgje Petrov, me rezultat 1:0 ndaj Makedonija GP, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit maqedonas.
Futbollisti Besart Ibraimi ka shënuar eurogol në minutën e 24-të.
Ibraimi ka realizuar nga rreth 20 metra në këndin e djathtë të portës rivale.
Portieri Stevkovski nuk kishte forcë që të bëjë asgjë.
Struga Trim Lum, kampion në fuqi, kryeson me 58 pikë e Makedonija GP është në fund (i 12-ti) me 25 pikë.