Ishte e dhimbshme të luhet ndeshja në Kratovë mes skuadrës maqedonase Sileksit dhe asaj shqiptare Shkupit.
“Fusha e vështirë, e përmbytur me ujë, ky nuk ishte futboll por vaterpolo. Megjithatë, në fund rezultati ishte 0:0. Pra, Shkupi nuk arriti fitore të rëndësishme.
Pjesa e dytë nisi me 20 minuta vonesë për shkak të konsultimit nëse kjo ndeshje duhet të vazhdojë.
Vazhdoi por nuk pati gola.
Me këtë barazim dhe humbjen e Shkëndijës në Kavadar, tani Struga TL është sërish +3 pikë para Shkupit dhe +6 para Shkëndijes”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.
Ja si duket tabela pas xhiros së 28-të: Struga TL 58, Shkupi 55, Shkendija 52, Tikveshi 39, Sileksi 38, Gostivari 37, Brera 34, Rabotniçki 34, Voska 31, Vardari 29, Bregallnica 26, Makedonija GP 25 pikë.