Liverpooli nuk ka gabuar në Londër, duke e mundur me rezultat 3:1 Fulhamin, në takimin e javës së 34-të të Premier League.
Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp importuan tre pikë dhe vazhdojnë luftën për titullin e kampionit.
Castagne (45+2') shënoi për vendasit dhe Alexander-Arnold (32'), Gravenberch (53') e Diogo Jota (72') për Liverpoolin.
Arsenali kryeson me 74 pikë, pasojnë Liverpooli 74, Manche4ster City 73 pikë (një ndeshje më pak) dhe Fulham është në pozitën e 12-të me 42 pikë.